Chelsea ka marrë fitore bindëse 3-0 në udhëtim te Leicesteri në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 14 minutash lojë, The Blues kaluan në epërsi me anë të Antonio Rudiger që realizoi me kokë nga një harkim i Ben Chilwell.
Chelsea nuk u ndal me kaq dhe realizoi për 2-0 me anë të N’Golo Kantes që gjuajti nga distanca me një asistim të Reece James.
Two up! 😁#LeiChe pic.twitter.com/6CURpHd7Cj
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 20, 2021
Në 45 minutat e dytë, skuadra londineze realizoi edhe një tjetër gol.
Ishte minuta e 71-të, kur Hakim Ziyech asistoi për Christian Pulisic, për rezultatin 3-0.
No.10 💛#LeiChe pic.twitter.com/9RI9xFC8LV
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 20, 2021
Gjatë këtij takimi, Chelsea kishte tre gola të anuluar, për shkak të pozitës jashtë loje, por fitorja e tyre në fund ishte bindëse.
Pas javës së 12-të, Chelsea vazhdon të jetë lider me 29 pikë, ndërsa në xhiron e 13-të takohet me Manchester Unitedin. /Telegrafi/