Site icon Telegrafi

Chelsea merr fitore bindëse ndaj Evertonit – debuton shqiptari Armando Broja te The Blues

Chelsea vs Everton (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Chelsea e ka mposhtur 4-0 Evertonin në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 14 minutash lojë në Stamford Bridge, The Blues kaluan në epërsi me anë të Mason Mount që u asistua nga Pedro.

Më pas, sulmuesi spanjoll (21’) ndryshoi rol nga asistues në golashënues, derisa pranoi një asistim fantastik nga Ross Barkley.

Chelsea vs Everton (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjera.

Ishte minuta e 51-të, atëherë kur Willian e trefishoi epërsinë për Chelsea, derisa mesfushori anglez dhuroi asistimin e tij të dytë në këtë takim.

Chelsea vs Everton (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Tre minuta më vonë, Olivier Giroud e shënoi golin e katërt për skuadrën londineze, me një asistim të anësori brazilian.

Armando Broja debutoi në skuadrën e parë të Chelseat, gjersa kishte dhjetë minuta në dispozicion që t’i tregonte cilësitë e tij .

Pas javës së 29-të, Chelsea vazhdon të jetë në pozitën e katërt me 48 pikë, derisa në xhiron e 30-të do të takohen me Aston Villën. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bTHxGGxCiBU&ab_channel=ZySIXOFFICIAL

Exit mobile version