Telegrafi

Chelsea merr ‘dritën e gjelbër’ për zgjerimin e stadiumit Stamford Bridge

Chelsea më në fund ka marrë dritën e gjelbër që të fillojë punimet për zgjerimin e stadiumit Stamford Bridge që do të kushtoje një miliard euro.

Klubi londinez ka stadiumin në kapacitet prej 41,837 ulësesh, mirëpo dëshiron ta rrisë atë në kapacitetin e 60 mijë sosh.

SunSport raportoi në mars se Chelsea ka në plan që të bëjë presion në instancat e larta të Londrës në mënyrë që të jetësojë planin e tyre për rritjen e stadiumit.

Tani, Blutë kanë marrë aprovimin se ata do të lejohen të zgjerojnë stadiumin në 60 mijë ulëse, e që do fillojë në prill të vitit të ardhshëm.

Klubi nga Londra e Veriut kishte bërë kërkesë në marsin e vitit 2017 që të rrëzonte deri në themel stadiumin aktual, për të filluar ndërtimin e të riut.

Por, kishin ndodhur disa mosmarrëveshje mes klubit dhe zyrtarëve të Londrës, që nuk kishin lejuar një gjë të tillë.

Chelsea tani do të ketë rrugën e hapur që të ndërtojë Stamford Bridgen e ri dhe që do të ketë më shumë hapësira për tifozët që të argëtohen para fillimit të ndeshjeve të tyre. /Telegrafi/