Telegrafi

Chelsea me mega-ofertë për Ibrahimovicin

Përveç shumës së parave, Blutë do të ofrojnë edhe shërbimet e dy lojtarëve që kërkohen nga Interi, Ricardo Carvalho dhe Deco, dhe kjo duket të jetë një ofertë e cila vështirë do të refuzohet nga skuadra zikaltër.

“Jam i vetëdijshëm se Chelsea dëshiron shërbimet e mia dhe është mjaft joshëse. Chelsea është njëra nga skuadrat më të mëdha në Evropë, ndërsa Liga Premier është njëra nga ligat më të mira në botë”, është cituar Ibra nga “News of The World”.