Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin anglez.
Blutë e Londrës janë nikoqirë të Djajve të Kuq në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.
Skuadra e Antonio Contes ka pasur shumë luhatje në fillim të sezonit, por ka arritur dy fitore në dy ndeshjet e fundit dhe shpreson që këtë seri të fitoreve ta vazhdojnë edhe ndaj Unitedit.
Në anën tjetër, skuadra e Jose Mourinhos po përjeton një formë të mirë këtë sezon, dhe udhëton në Stamford Bridge për rezultat pozitiv.
Trajnerët e të dy skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, me lojtarët që kanë në dispozicion.
Chelsea: Courtois; Azpilicueta, Christensen, Cahill (c); Zappacosta, Bakayoko, Kante, Fabregas, Alonso; Hazard, Morata
Man United: De Gea; Jones, Bailly, Smalling; Valencia, Herrera, Matic, Young; Mkhitaryan, Lukaku, Rashford.
/Telegrafi/