Site icon Telegrafi

Chelsea – Malmo, formacionet zyrtare

Chelsea do të jetë nikoqir i Malmos në ndeshjen e kthimit në 1/16 së finales në Ligën e Evropës.

Skuadra londineze ka marrë një rezultat mjaftë të mirë në ndeshjen e parë ku ka arritur fitore me rezultat 2:1.

Të drejtuarit e trajnerit Maurizio Sarri synojnë që të marrin një rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e kthimit për të kaluar tutje.

Në anën tjetër kampioni në fuqi i Suedisë, Malmo ka udhëtuar drejt Londrës për të bërë befasi duke synuar kalimin në raundin tjetër.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për sfidën që do të fillojë nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Caballero, Azpilicueta, Rudiger, Christensen, Emerson, Kante, Kovacic, Barkley, Giroud, Hudson-Odoi.

Malmo: Antonsson, Bachurou, Bengtsson, Christiansen, Dahlin, Nielsen, Rieks, Rosenberg, Safari, Traustason, Vindheim. /Telegrafi/

Exit mobile version