Telegrafi

Chelsea luan pa gola ndaj Brentfordit

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola (0-0) në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Brentfordit në Gtech Community Stadium, në kuadër të xhiros së 12-të në Ligën Premier.

Vendasit rrezikuan në minutat e para të takimit, ndërsa shansin e parë të mirë për mysafirët e pati Cesar Azpilicueta.

Edhe në minutat e para të fraksionit të dytë, Bryan Mbeumo krijoi dy raste që nuk u shfrytëzuan nga bashkëlojtarët e tij.

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Derisa konsolidohej gjysma e dytë, Blutë filluan të tregoheshin më të rrezikshëm përmes Christian Pulisic, Kai Havertz, Carney Chukwuemeka e Mateo Kovacic, por pa sukses.

Rastet e vizitorëve vazhduan me anë të Raheem Sterling, Pierre-Emerick Aubameyang e Pulisic, sidoqoftë goli mungoi.

Ky barazim e lë Chelsean në pozitën e katërt në renditjen tabelare me 20 pikë, derisa Brentfordi qëndron në vend të nëntë me 14 pikë. /Telegrafi/