Site icon Telegrafi

Chelsea lëshon pikët e para në këtë sezon (Video)

Chelsea ka barazuar me Swansean me rezultat 2-2.

Blutë ishin dukshëm më të mirë në këtë takim, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Goli i parë erdhi nga Diego Costa në minutën e 18-të pas një asistimi nga Oscar dhe me rezultatin 0-1 skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë brenda tre minutave me anë të Gylfi Sigurdsson (59’) dhe Leroy Fer (62’).

Por, me këtë rezultat nuk u pajtua Costa, i cili në minutën e 81-të shënoi për të barazuar rezultatin në 2-2. Por, këtë herë spanjolli shënoi një gol fantastik, i cili mund të jetë edhe më i miri i javës.

Pas këtij barazimi Chelsea renditet në vendin e dytë me dhjetë pikë, dy më pak se Manchester City në vendin e parë. Kurse Swansea ngjitet në vendin e 13 me katër pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version