Chelsea e ka lejuar N’Golo Kanten që të mos pjesë në stërvitje, pasi lojtari ka bërë të ditur se ai ka frikë nga coronavirusi.
Mesfushorit i është dhënë një leje e veçantë nga The Blues që të largohet nga qendra stërvitore në Cobham, derisa nuk dihet se kur mund të rikthehet.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën e kompletoi ditën e parë të stërvitjeve me Chelsean, derisa kishte rezultuar negativ me coronavirus.
Mirëpo, ai besohet se ka shqetësime rreth pandemisë që ka kapluar botën dhe ka kërkuar që t’i ndalojë stërvitjet.
Kante thuhet se është i shqetësuar me shëndetin e tij, pasi vite më parë ishte probleme, derisa kishte rënë pa ndjena në stërvitje.
Vëllai i tij Niama kishte vdekur nga një sulm në zemër, derisa babain e kishte humbur kur ishte vetëm 11-vjeçar. /Telegrafi/