Telegrafi

Chelsea largohet nga gara për Onanan, Man Utd kërkon ta mbyll marrëveshjen

Shanset e Manchester United për të nënshkruar me Andre Onanan këtë verë janë shtuar, pasi Chelsea nuk po e ndjek më portierin e Interit.

27-vjeçari ka qenë një objektiv i Bluve, por edhe Djajtë e Kuq ishin gjithmonë në garë.

Evening Standard raporton se Chelsea tashmë ka zhvilluar bisedime me Interin për ish-portierin e Ajax në prill, por tani janë tërhequr nga gara.

Kjo e lë Manchester United në një pozitë të shkëlqyer për të nënshkruar me kamerunasin, nëse ata janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë funte (58 milionë euro) për shërbimet e tij.

Onana ka punuar me Erik ten Hag gjatë kohës së tyre së bashku në Ajax dhe mund të luajë sërish nën drejtimin e holandezit, vetëm një vit pasi u transferua në Inter, me të cilët ka kontratë pesëvjeçare.

Lexo po ashtu Man Utd rivalizon Chelsean për portierin Onana

Chelsea do me çdo kusht të nënshkruajë me një portier të ri këtë verë, me Edouard Mendy që mund të largohet, ndërsa Kepa Arrizabalaga kurrë nuk ka bindur që nga transferimi në Ligën Premier.

Objektivat e tjerë të Chelseat janë: Giorgi Mamardashvili i Valencias, Gregor Kobel i Borussia Dortmund dhe David Raya i Brentford. /Telegrafi/