Site icon Telegrafi

Chelsea kualifikohet për Ligën e Kampionëve me fitoren ndaj Wolves

Chelsea vs Wolves (Foto: Matthew Childs/Pool via Getty Images/Guliver)

Chelsea është kualifikuar për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2-0 ndaj Wolverhampton Wanderers në xhiron e fundit të Ligës Premier për edicionin 2019/20 (38-të).

The Blues u treguan mjaftë serioz në këtë takim, duke mos lejuar kundërshtarin që të shënojë asnjë gol në portën e tyre.

Në prag të përfundimit të pjesës së parë, Mason Mount (45+1) e kaloi Chelsean në epërsi me një gol fantastik nga gjuajtja e lirë.

Chelsea vs Wolves (Foto: Matthew Childs/Pool via Getty Images/Guliver)

Tre minuta më vonë, Olivier Giroud pranoi një asistim nga mesfushori anglez, për të dyfishuar epërsinë e skuadrës londineze.

Në të dytën, skuadra që drejtohet nga Frank Lampard kishte disa shanse të mira, mirëpo që dështuan t’i konkretizonin ato.

Në anën tjetër, Wolvesi tentoi që me disa zëvendësime të shkaktonte befasi, mirëpo nuk ia arritën të kualifikoheshin në Ligën e Evropës për edicionin e ri.

Chelsea e mbylli këtë sezon në vendin e katërt me 66 pikë, aq sa ka edhe Manchester United në vendin e tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version