Chelsea ka shënuar fitore ndaj Wolves me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 22-të të Ligës Premier.
Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar na minuta e parë.
Tosin Adarabioyo e hapi ndeshjen në minutën e 24-të duke shënuar për 1-0.
Por pak pa u mbyllur pjesa e parë, Matt Doherty arriti të barazojë shifrat në 1-1.
Se Chelseat i duhej fitorja, e tregon edhe pjesa e dytë, ku në minutën e 60-të me Marc Cucurellan shënuan për 2-1.
Pas vetëm pesë minutash, Chelsea shënoi për 3-1, me golin e Noni Madueke, duke hipotekuar fitoren.
Me këtë fitore, Chelsea kthehet në pozitën e katërt me 40 pikë./Telegrafi/
Standings provided by Sofascore