Site icon Telegrafi

Chelsea kthehet te fitoret, mposht si mysafir Crystal Palacen

Chelsea ka shënuar fitore si mysafir i Crystal Palaces me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Ligës Premier.

Të besuarit e Thomas Tuchel e mbyllën ndeshjen në pjesën e parë, pasi e nisën furishëm.

Kai Havertz shënoi në minutën e tetë të ndeshjes, pas një asistimi të Callum Hudson Odoi për 1-0.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1380924405044363269

Nuk vonoi shumë, pas vetëm dy minutash Chelsea ngriti rezultatin në 2-0. Haverz asistoi për Pulisic i cili gjeti rrjetën.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1380924632920952841

Në minutën e 30-të Chelsea shënoi edhe golin e tretë, duke e larguar dilemën e fituesi për këtë takim.

Asistimin e Mount e ktheu në gol Kurt Zouma për 3-0.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1380929577569153028

Në pjesën e dytë të dy skuadrat e shënuan nga një gol. Christian Benteke shënoi në minutën e 63-të për 3-1.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1380942688007114764

Chelsea u kundërpërgjigj me Pulisci që shënoi golin e dytë personal për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-1.

 

Chelsea me këtë fitore shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e  katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version