Chelsea ka shënuar fitore ndaj Sheffield United me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 17-të të Ligës Premier.
Edhe pse Blutë e dominuan pjesën e parë, nuk arritën të shënonin golin që do tu sillte epërsinë.
Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea gjeti golin e epërsisë, kur Raheem Sterling asistoi te Cole Palmer që shënoi për 1-0.
Cole Palmer is the best player we've signed since the take over pic.twitter.com/02daPakwQ9
— CFCDatro (@CFCDatro) December 16, 2023
Goli i shikua gjatë në VAR, por që nuk kishte ndryshim të vendimit dhe shënimi qëndroi.
Pas dhjetë minutash erdhi edhe goli i dytë kur Palmer kësaj radhe asistoi te Nicolas Jackson që shënoi për 2-0.
Aramndo Broja u fut në lojë në minutën e 75-të dhe për aq sa luajti u tregua i rrezikshëm, por humbi një rast të qind për qind.
Cole Palmer is the best player we've signed since the take over pic.twitter.com/02daPakwQ9
— CFCDatro (@CFCDatro) December 16, 2023
Chelsea pas kësaj fitoreje shkon në pozitën e 10-të me 22 pikë./Telegrafi/