Telegrafi

Chelsea kthehet nga humbja e sigurt, merr një pikë në minutat shtesë ndaj WBA-së

Chelsea ka barazuar me WBA-në me rezultat 3-3, por ishte në disavantazh nga pjesa e parë me rezultat 3-0.

Kjo ishte një pikë e madhe për londinezët pas një pjese të parë skandaloze.

Ndeshja ka nisur shumë mirë për vendasit që arritën të shënonin që në minutën e 4-të me Callum Robinson, pas një lëvizje të bukur në zonë, ku me goditje të bukur përtokë gjeti rrjetën (1-0).

 

Goli i dytë i WBA erdhi pas një gabimi trashanik të Thiago Silvas që ka debutuar me Chelsean në Ligën Premier.

Ish-qendërmbrojtësi i PSG rrëshqiti ndërsa zotëronte topin për t’ia dhënë Callum Robinsonit i cili shënoi golin e dytën në këtë mbrëmje.

 

Kyle Bartley shënoi golin e tretë në minutën e 27-të të ndeshjes pas një tollovie në zonë, për të mbyllur një pjesë të parë skandaloze për Chelsean.

 

Frank Lampard bëri dy ndryshime me të filluar pjesa e dytë, që fillimisht dhanë frytet e para.

Mason Maunt shënoi në minutën e 54-të me një goditje të bukur nga distanca për 3-1.

 

Chelsea provonte të kthehej në lojë dhe këtë e bëri në minutën e 7-të, kur Callum Hudson-Odoi shënoi pas asistimit të Kai Havertz (3-2).

 

Krejt në fund Chelsea barazoi rezultatin në 3-3 me Tammy Abraham.

Me këtë rezultat Chelsea ka katër pikë pas tri ndeshjesh.

/Telegrafi/