Telegrafi

Chelsea kthehet kah Pellegrini?

Mediat spanjolle shkruajnë se derisa pronari i Bluve, Roman Abramovich, vazhdon të jetë i interesuar për ta rikthyer trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, por është kiliani Pellegrini të cilin ai më së shumti e dëshiron në krye të skuadrës.

Kontaktet tashmë janë vendosur me kampin e Pellegrinit dhe ish-trajneri i Real Madridit tashmë ka filluar të ndjekë kurse të gjuhës angleze për ta përgatitur veten për Ligën Premier. /Telegrafi/