Chelsea ka fituar ndeshjen e luajtur në ‘Stamford Bridge’ ndaj Sëansea me rezultat 3-1.
Skuadra e Antonio Contes i është kthyer fitoreve në Ligën Premier pas barazimit ndaj Burnley dhe kështu vazhdon furishëm drejt titullit për këtë sezon.
‘Blutë’ ishin dominues gjatë gjithë ndeshjes, duke rrezikuar në shumë raste portën kundërshtare, por edhe duke poseduar topin në shumicën e kohës.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 19 të ndeshjes me anë të spanjollit Cesc Fabregas, i cili shënoi një gol të bukur nga afërsia pas asistimit të Pedro Rodriguezit.
Kur pritej që pjesa e parë të përfundoi me epërsinë minimale të vendasve, ashtu nuk mendoi edhe Fernando Llorente, i cili barazoi në minutat shtesë me anë të një goli me kokë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 1-1.
Në pjesën e dytë, Blutë u rikthyen furishëm duke shënuar edhe dy gola tjerë dhe duke siguruar fitoren shumë të rëndësishme.
Goli i epërsisë për 2-1 erdhi nga Pedro Rodriguez në minutën e 72, i cili shënoi një supergol nga një largësi rreth 20 metra, pasi më parë u shërbye nga Fabregas.
Diego Costa ishte ai që shënoi golin e 3-1 në minutën e 84 dhe vulosi fitoren e skuadrës së tij ndaj Sëansea Cityt.
Pas kësaj fitore, Chelsea prinë renditjen me 63 pikë apo 11 më shumë se Manchester City në vend të dytë, por me një ndeshje më pak, ndërsa Sëanse renditet në pozitën e 15 me 34 pikë. /Telegrafi/
Goaall …!
Chelsea 1- 0 Swansea #CHESWA #KTBFFH
Fabregas pic.twitter.com/K5NUYbgGNS— spardaxyz (@spardaxyz) February 25, 2017
#Llorente's powerful header levels it for Swansea at Chelsea… https://t.co/4gbafMAfS1
— Israel (@Izy_OA) February 25, 2017
https://twitter.com/TheBlues_NL/status/835528637273227264
https://www.youtube.com/watch?v=LBc8Ag5KHhE