Chelsea ka arritur të fitojë në fund në udhëtim te Fulhami me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Ligën Premier.
Ekipi i Frank Lampard ka arritur t’i kthehet fitores pas tri ndeshjeve, pasi kanë triumfuar në udhëtim te rivalët lokal të Fulhamit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bluve, të cilët tentuan disa herë të gjejnë golin e epërsisë, ndërsa Fulham mbeti pa një futbollist, pasi Antonoi Robinson (44’) u ndëshkua me të kuq.
Chelsea tentoi me anë të Mason Mount (25’) dhe Antonio Rudiger (26’), por anglezi goditi traversën, ndërsa goditja e gjermanit shkoi pranë portës dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.
It's goalless at half-time. ⚖️ #FULCHE pic.twitter.com/Gxkx0zKWtA
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 16, 2021
Në pjesën e dytë, Chelsea përsëri ishte më e mirë dhe falë epërsisë së një lojtari më shumë, krijoi shumë raste derisa gjeti golin.
Goli i vetëm dhe i fitores erdhi në minutën e 78-të dhe ishte Mount, i cili shënoi për 1-0 dhe deri në fund shifrat mbeten të pandryshuara.
FT. @MasonMount_10's goal wins it for the Blues! 👌 #FULCHE pic.twitter.com/OQd72MuWFc
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 16, 2021
Pas kësaj fitore, Blutë ngritën në pozitën e shtatë me 29 pikë, teksa Fulhami mbetet i 18-ti me 12 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Chelsea udhëton te Leicster City, ndërsa Fulhami e pret Manchester Unitedin. /Telegrafi/
Gol de Mason Tony Mount 🤯💥 https://t.co/jjOCvVxgdi
— Mason Mount Brasil (@masonmountbr) January 16, 2021