Site icon Telegrafi

Chelsea i kthehet fitores në Ligën Premier pas dy humbjeve radhazi, mposhtë Crystal Palacen

Chelsea (Getty Images)

Chelsea ka fituar në shtëpi ndaj Crystal Palace me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Ligës Premier.

Skuadra e Antonio Contes i është kthyer fitoreve në kampionatin anglez pas dy humbjeve radhazi nga dy skuadrat e Mançesterit.

Blutë e filluan ndeshjen me një dominim të madh, por u desh të presim minutën e 25-të për të parë golin e parë të shënuar nga Willian, i cili i kaloi në epërsi 1-0.

Festa e Willianit (Getty Images)

Në minutën e 32-të, Blutë ndërtuan një aksion të bukur, ndërsa harkimi i Davide Zappacostas u devijua keq nga Martin Kelly dhe Chelsea shkoi në pushim me epërsi 2-0.

Harkimi i Zappacostas u devijua gabimisht nga Kelly (Getty Images)

Në pjesën e dytë, përsëri ishin vendasit që luajtën ma mirë dhe rrezikuan disa herë me Eden Hazard, Willian dhe Olivier Giroud, por nuk patën sukses.

Ishin mysafirët atë që gjetën golin në minutën e fundit të ndeshjen me anë të Patrick Van Aanholt, i cili ngushtoi rezultatin në 2-1 dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

Van Aanholt ngushtoi epërsinë (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Chelsea mbetet në pozitën e pestë me 56 pikë, por me vetëm dy më pak se vendi i katërt, Tottenhami, ndërsa Crystal Palace renditet në vendin e 18-të me 27 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë e presin në shtëpi Tottenhamin, ndërsa Palace udhëton drejt Huddersfieldit. /Telegrafi/  

https://www.youtube.com/watch?v=ptpjo-YFIx0

https://www.youtube.com/watch?v=1suaxesVAMo

Exit mobile version