Telegrafi

Chelsea i kthehet fitores, mposht thellë Huddersfieldin – Higuain shkëlqen me dy gola

Chelsea (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

 

Chelsea ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 5-0 ndaj Huddersfield Town në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Ligës Premier.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat pas dy humbje turpëruese radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bluve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola.

Festa e Higuainit pas golit të parë (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 16-të minutave lojë dhe ishte Gonzalo Higuain, i cili me golin e tij të parë me Blutë, arriti ta kalojë skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte në skenë doli Eden Hazard, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shënuar për 2-0.

Hazard shënoi dy gola (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë gjithashtu vazhdoi dominimi i Bluve, të cilët golin e 3-0 e gjetën në minutën e 66-të përsëri me anë të Hazardit që kaloi pa problem portierin kundërshtar.

Përveç Hazardit, edhe Higuaini u përkujdes të gjej golin e dytë personal, pasi në minutën e 69-të shënoi një supergol për 4-0.

Momenti i supergolit të Higuainit (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në minutat e fundit të ndeshjes, Chelsea arriti të shënoj edhe një gol me anë të David Luiz, i cili vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes 5-0.

Pas kësaj fitore, Blutë kanë 50 pikë në vendin e katërt, ndërsa Huddersfieldi në pozitën e fundit me 11 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Chelsea luan në udhëtim te Manchester City, ndërsa Hudderfieldi e pret Arsenalin. /Telegrafi/