Site icon Telegrafi

Chelsea i kthehet fitores, triumfon me vështirësi ndaj Watfordit

Festa te goli i dytë i Eden Hazard (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Chelsea i është kthyer fitoreve në Ligën Premier, duke fituar kështu ndaj Watfordit me rezultat 1-2.

Ishte një lojë e balancuar, por në fund fituan Blutë që u treguan më konkret.

Rastin e parë për gol e kishte Williani në minutën e 10, ndërsa dy golat e parë erdhën në minutat shtesë.

Eden Hazard në duel me Ken Sema (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Së pari shënoi Eden Hazard pas asistimit nga Mateo Kovacic, ndërsa Robero Pereyra barazoi rezultatin 1-1.

Hazard i dha fitoren Bluve me një gol nga pika e bardhë në minutën e 58-të. Në vazhdim Willian kishte tjetër rast, por gjuajti jashtë.

Festa te goli i parë i Eden Hazardit (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Chelsea renditet në vendin e katër me 40 pikë, kurse Watfordi në pozitën e nëntë me 27 pikë.

Skuadra e Maurizio Sarrit në xhiron tjetër do të luajë kundër Crystal Palaces, ndërsa Watfordi ndaj Newcastles. /Telegrafi/

Exit mobile version