Telegrafi

Chelsea kontakton Benfican për Ramires

23-vjeçari iu bashkua klubit portugez në maj të vitit 2009 për 6.5 milionë euro dhe agjenti i tij Luis Carlini, i ka thënë News of the World se mesfushori kreativ mund të largohet gjatë kësaj vere.

“Shumë klube evropiane kanë qenë në kontakt me Ramires. Chelsea dhe Bayern Munichu kanë biseduar me Benfican, por nuk mund të them më shumë”, theksoi Carlini. /Telegrafi/