Telegrafi

Chelsea konfirmon lëndimin e Reece James, kapiteni do tu mungojë londinezëve për disa muaj

Reece James ka pësuar sërish një lëndim dhe u detyrua të largohet nga ndeshja me Evertonin qysh në pjesën e parë.

Kapiteni i Chelseat vazhdon të vuaj me lëndimet dhe lëshoi fushën me lot në sy.

Chelsea ka konfirmuar lëndimin e kapitenit të tyre nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Lexo po ashtu Vetëm disa orë pas humbjes, lojtarët e Chelseat u argëtuan në klubet e natës dhe me leje të trajnerit Pochettino

“Rezultatet e testeve mund të konfirmojnë një dëmtim të kofshës. Reece tani do të fillojë programin e tij të rehabilitimit në Cobham”, ka shkruar faqja zyrtare e Chelseat.

24-vjeçari ka humbur dy muajt e parë të sezonit, derisa deri më tani ka zhvilluar nëntë ndeshje ku ka një asistim.

Me lëndimin e ri, Reece James pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta deri në muajin mars. /Telegrafi/