Chelsea do të jetë mysafir i Krasnodar për rrethin e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 18:55, do të luhet në stadiumin ‘Krasnodar Stadium’, me The Blues që cilësohen si favoritë.
Për këtë takim, Krasnodar do të jetë pa lojtarët si Claesson, Petrob, Stotsky, Wanderson dhe da Silva që janë të lënduar, Cabella dhe Markoc janë të infektuar me coronavirus – derisa në dilemë janë Berg, Olsson e Sorokin.
Here's the list of Blues that have travelled to Russia to take on Krasnodar tonight… 👇👊
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 28, 2020
Në anën tjetër, Frank Lampard nuk mund të llogarisë në lojtarët si Kepa Arrizabalaga e Billy Gilmour që janë të lënduar, derisa Marcos Alonso është i suspenduar me karton të kuq.
Formacioni i mundshëm i Krasnodar: Safonov; Smolnikov, Kaio, Martynovich, Chernov; Vilhena, Gazinskiy; Suleymanov, Sabua, Ramirez; Berg.
Formacioni startues i Chelseat: Mendy; James, Rudiger, Zouma, Chilwell; Kante, Kovacic; Ziyech, Mount, Pulisic; Abraham. /Telegrafi/