Telegrafi

Chelsea kërkon të rikthehet te fitoret ndaj Fulhamit, formacionet zyrtare

Chelsea nuk po kalon momente të mira këtë edicion në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Londinezët janë 10 pikë mbrapa pozitave tre dhe katër që i dërgojnë në Ligën e Kampionëve dhe janë në kërkim të fitores.

Në këtë sfidë Chelsea vije pas barazimit 0-0 në udhëtim te Liverpooli dhe kërkon tre pikët në Stamford Bridges ndaj Fulhamit.

Nga ana tjetër Fulham në këtë sfidë vije pas dy humbjeve të njëpasnjëshme dhe kërkon këndelljen.

Transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit, Enzo Fernandez e fillon nga minuta e parë këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Kepa, James, Thiago Silva, Badiashile, Cucurella, Gallagher, Enzo, Mount, Ziyech, Havertz, Mudryk.

Fulham: Leno, Tete, Diop, Ream, Robinson, Palhinha, Reeds, Andreas, De Cordova-Reid, Mitrovic, Willian.

/Telegrafi/