Telegrafi

Chelsea kërkon pikë të plota ndaj Southamptonit, formacionet zyrtare

Chelsea është nikoqir i Southamptonit në përpjekje për ta forcuar kreun e tabelës në Ligën Premier.

Blutë në xhiron e kaluar pësuan nga Manchester Unitedi, ashtu që kanë vetëm katër pikë më shumë se Tottenham Hotspur.

Trajnerët Antonio Conte dhe Claude Puel kanë nxjerrë në fushë lojtarët që besojnë se do t’i praktikojnë më së miri taktikat e tyre.

Southamptoni nuk ka ndonjë ambicie, pasi nuk rrezikon rënien nga kampionati dhe është larg pjesëmarrjes në garat evropiane.

Formacioni bazë i Chelseat: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill; Moses, Kante, Matic, Alonso; Fabregas, Diego Costa, Hazard.

Formacioni bazë i Southamptonit: Forster; Cedric, Stephens, Yoshida, Bertrand; Romeu, Davis, Ward-Prowse; Tadic, Boufal, Gabbiadini.

 

/Telegrafi/