Chelsea duhet të fitojë sonte ndaj Lille, nëse e dëshiron kalimin në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Skuadra londineze do të jetë nikoqir i asaj franceze në përballjen që zhvillohet nga ora 21:00 në Stamford Bridge.
The Blues në këtë takim do të jenë pa Olivier Giroudn, Ruben Loftus-Cheek dhe Fikayo Tomorin, që janë të lënduar.
🔜 @ChampionsLeague#MondayMotivation pic.twitter.com/sZ5GbpeChJ
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 9, 2019
Në anën tjetër, Lille nuk mund të llogaris në Timothy Weah, Adama Soumaoro dhe Reinildo Mandava, që po ashtu janë të lënduar.
Ajaxi është aktualisht lider i Grupit H me dhjetë pikë, Valencia dhe Chelsea me na tetë dhe Lille me vetëm një.
Formacioni i mundshëm i Chelseat: Kepa; James, Rudiger, Zouma, Azpilicueta; Kante, Jorginho, Kovacic; Willian, Abraham, Pulisic.
Formacioni i mundshëm i Lille: Maignan; Pied, Djalo, Gabriel, Bradaric; Andre, Soumare; Yazici, Ikone, Araujo; Osimhen. /Telegrafi/