Telegrafi

Chelsea kërkon 30m për Cole

Menaxheri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, thuhet të ketë qenë i interesuar në 29-vjeçarin që prej disa muajsh dhe tani duhet që vetë futbollisti të kërkojë kalimin në Spanjë. Cole, që nënshkroi kontratë katërvjeçare shtatorin e kaluar, është aktualisht në pushime dhe do të kthehet më 26 korrik.

Shuma prej 30 milionë funtesh thuhet se nuk është ndonjë problem i madh për Real Madridin, që është në kërkim të Ashley Cole me vite të tëra. /Telegrafi/