Chelsea ka kaluar në 1/8 e finales në Carabao Cup, pasi ka mposhtur thellë Barrow me rezultat 5-0.
Llogarinë e golave për Blutë e hapi Christopher Nkunku, që realizoi në minutën e tetë për 1-0, me një asistim brilant nga Joao Felix.
🚨🚨| GOAL: NKUNKU OPENS THE SCORING FOR CHELSEA!!
Chelsea 1-0 Barrow
— CentreGoals. (@centregoals) September 24, 2024
Sulmuesi francez realizoi edhe të dytën per Chelsean, kur shënoi për 2-0 në minutën e 15-të me një asistim të Malo Gustos.
Në minutën e 28-të, Blutë u ndihmuan nga portieri i Barrow për 3-0, Farman, që nuk arriti ta ndalonte goditjen e Felix nga gjuajtja e lirë, për ta futur topin në rrjetën e tij.
🚨🚨| GOAL: OWN GOAL FROM FARMAN!!
Chelsea 3-0 Barrow
— CentreGoals. (@centregoals) September 24, 2024
Pedro Neto realizoi golin e tij të parë në fanellën e Chelseat, pasi shënoi për 4-0 në minutën e 48-të, me asistimin e Mykhaylo Mudryk.
🚨🚨| GOAL: PEDRO NETO MAKES IT FOUR!!!
Chelsea 4-0 Barrow
— CentreGoals. (@centregoals) September 24, 2024
Në minutën e 75-të, Nkunku kompletoi het-trikun e tij, kur përfitoi nga gabimi i portierit kundërshtar që tentoi ta driblonte atë. /Telegrafi/
🚨🚨| GOAL: NKUNKU WITH A HAT-TRICK!!!
Chelsea 5-0 Barrow
— CentreGoals. (@centregoals) September 24, 2024
🚨🚨| GOAL: NKUNKU WITH A BRACE!!
Chelsea 2-0 Barrow
— CentreGoals. (@centregoals) September 24, 2024