Telegrafi

Chelsea ka shpenzuar dy herë më shumë se të gjitha klubet nga katër ligat kryesore së bashku

Chelsea zyrtarizoi ardhjen e Noni Madueke nga PSV Eindhoven, të cilin e pagoi 35 milionë euro, duke e bërë klubin holandez marrëveshjen e tretë më të madhe në histori.

Ky është përforcimi i 14-të për klubin londinez që nga ardhja e Todd Boehly në Stamford Bridge dhe shuma e shpenzuar nga ajo periudhë është 460.5 milionë euro.

Vetëm në 20 ditët e mëparshme, Chelsea solli gjashtë prej përforcimeve dhe shpenzoi 178.5 milionë euro për to.

Kjo vlerë është dy herë më shumë se e të gjitha klubeve nga pesë ligat e mbetura së bashku.

Përkatësisht, skuadrat nga La Liga shpenzuan 22.1 milionë euro, ndërsa ato nga Ligue 1 shpenzuan 16.6 milionë euro.

Bundesliga bleu në vlerë 34 milionë euro, Seria A në vlerë 9 milionë euro, që janë gjithsej 81.7 milionë euro. /Telegrafi/