Largimet e Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen drejt gjigantëve të La Liga, kishin lënë një vrimë të hapur në mbrojtjen e Chelseat.
Blutë, megjithatë, rinovuan me Thiago Silvan dhe Cesar Azpilicuetan, ndërkohë që kanë shpenzuar para edhe në afrimin e emrave të tjerë.
Todd Boehly, pasardhësi i Roman Abramovich si pronar i ekipit, ka vazhduar aty ku e la paraardhësi i tij në aspektin e shpenzimeve.
Blutë janë skuadra që ka shpenzuar më shumë para në afatin kalimtar të verës, duke arritur në 269.09 milionë euro.
Ajo që bie vërtet në sy është se pothuajse të gjitha shpenzimet kanë shkuar drejt forcimit të mbrojtjes së ekipit.
Chelsea ka shpenzuar gjithsej 186 milionë euro për mbrojtësit për të nënshkruar me Wesley Fofana (82.5 milionë euro), Marc Cucurella (65.3 milionë euro) dhe Kalidou Koulibaly (38 milionë euro).
Kjo rritet në 195 milionë euro kur përfshihet edhe investimi në portierin Gabriel Slonina.
Të gjitha nënshkrimet e Chelseat në verën e vitit 2022
Wesley Fofana (Leicester) –> 82.5 milionë euro
Marc Cucurella (Brighton) –> 65.3 milionë euro
Raheem Sterling (Manchester City) –> 56.2 milionë euro
Kalidou Koulibaly (Napoli) –> 38 milionë euro
Carney Chukwiemeka (Aston Villa) –> 18 milionë euro
Gabriel Slonina (Chicago Fire) –> 9.09 milionë euro
/Telegrafi/