Telegrafi

Chelsea ka një numër 11 të ri

Skuadra angleze ka ndërruar numrat e disa prej futbollistëve.

Ish-mesfushori i Barcelonës ka ndërruar numrin e fanellës nga 17 me numrin 11, pas largimit të sulmuesit brazilian, Alexandre Pato, të cilit i mbaroi huazimi.

Klubi anglez ka konfirmuar se Pedro është vendosur që të vesh fanellën me numër 11 për Chelsean në sezonin e ri 2016-17.

Spanjollit, i cili shënoi shtatë gola në 29 ndeshje të Ligës Premier iu dha fillimisht numri 17 pas mbërritjes në klub nga Barcelona, por pas largimit të Patos ka marrë mundësinë për të veshur numrin që vesh për kombëtaren e Spanjës.

Megjithatë, Chelsea janë treguar bujar me tifozët e tij, pasi kanë ofruar shkëmbin  falas të fanellës për çdo tifozë që kishte blerë fanellën me numrin e vjetër të Pedros. /Telegrafi/