Telegrafi

Chelsea ka mbetur e zhgënjyer nga ‘tradhtia’ që ua bëri Tuchel në konferencën e tij të parë te Bayerni

Chelsea thuhet se ka mbetur i zhgënjyer nga deklarata publike ish-trajnerit Thomas Tuchel për strategun e ri, Anthony Barry.

Gjermani u emërua nga Bayern Munich të premten në rolin e trajnerit, pas shkarkimit të Julian Nagelsmann, i cili erdhi si një tronditje – me skuadrën e pozicionuar relativisht mirë në Bundesligë dhe të pamposhtur në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Tuchel u pyet në konferencën e tij të parë për shtyp në lidhje me përbërjen e stafit të tij teknik, ndërsa konfirmoi se dëshironte të sillte Barryn në bord, përveç Arno Michels dhe Zsolt Low, me të cilët ka punuar për një dekadë.

Lexo po ashtu Dalin detajet e kontratës së Thomas Tuchel: Sa do të paguhet trajneri te Bayerni

“As stafi im stërvitor nuk ishte i përgatitur, kështu që një falënderim i madh për familjet e tyre për fleksibilitetin e tyre”, deklaroi fillimisht ai.

“Arno Michels dhe Zsolt Low, të cilët kanë punuar me mua për më shumë se 10 vjet, do të jenë atje. Ne shpresojmë të shtojmë Anthony Barry, i cili aktualisht është në Chelsea”.

Lexo po ashtu Nuk e mbanë të fshehur – Tuchel flet për planin e tij të madh te Bayerni

Sipas Daily Telegraph, deklarata e tij nervozoi Chelsean që mendon se marrëveshjet duhet të mbahen me dyer të mbyllura.

Barry është nën kontratë në Stamford Bridge pasi u bashkua fillimisht nën drejtimin e Frank Lampard, i cili kishte qenë kolegu i tij në kursin për licencë profesionale, nga Wigan që do të thotë se Bayern Munich do të duhet të paguajë kompensim te klubi londinez. Është raportuar se ai është i interesuar të pranojë ofertën nga klubi gjerman. /Telegrafi/