Telegrafi

Chelsea interesohet për Iaquintan

Kupa Afrikane e Kombeve e ka lënë Ancelottin pa sulmuesin kryesor Didier Drogba. Derisa konkurrenca në pjesët tjera të fushës është më e fuqishme, në sulm Ancelotti ka vetëm Anelkan, Sturridge dhe të riun Borini.

Edhe pse Ancelotti e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të blejë futbollistë në janar, mediat vazhdojnë të shkruajnë për transferime të mundshme.

Së fundi thuhet se Chelsea dëshiron ta transferojë Vincenco Iaquintan dhe për të blutë janë të gatshëm të ofrojnë 8 milionë funte./Telegrafi/