Telegrafi

Chelsea interesohet për Higuain

Kohëve të fundit është spekuluar se Chelsea përpiqet ta angazhojë Fernando Torres, i cili do të mund të largohej nga Anfield në kërkim të një ekipi më konkurrues. Por konkurrenca për Torres është e madhe dhe është e paqartë nëse sulmuesi do të transferohej në një klub rival të Liverpoolit.

Telegraph-i anglez shkruan se nëse Chelsea nuk arrin ta angazhojë Torres, do të kthehet kah Gonzalo Higuain, për të cilin është duke përgatitur ofertë prej 34 milionë funtesh.

Higuain pati një sezon fantastik në Real Madrid dhe së bashku me Crsitiano Ronaldon janë më të mirët në ekipin spanjoll. /Telegrafi/