Callum Hudson-Odoi është njëri nga lojtarët më të talentuar anglez.
Sulmuesi anësorë ishte cak i Bayern Munichut në afatin kalimtar të verës, por që Chelsea refuzoi katër oferta të Bavarezëve.
Chelsea i ka ofruar kontratë të re yllit të tyre, por që ende nuk kanë gjetur marrëveshje për vazhdimin e saj.
Mediat angleze kanë raportuar se londinezët janë gati ta shesin në verë talentin anglez.
Chelsea i ka vendosur një çmim largimi prej 50 milionë funteve 18-vjeçarit.
Bayern Munich, Barcelona dhe Manchester United janë tri skuadrat e interesuara për sulmuesin anësor. /Telegrafi/