Telegrafi

Chelsea ia bënë ofertën e fundit Hudson-Odoit për vazhdimin e kontratës

Callum Hudson-Odoi. (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Callum Hudson-Odoi është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Sulmuesi i talentuar anglez ka bërë një sezon mjaftë të mirë me fanellën e Chelseat ku ka marrë thirrje edhe nga Kombëtarja A e Anglisë.

Bayern Munich, Barcelona, Arsenal, Liverpool e Manchester United janë ekipet e interesuara për transferimin e anglezit.

Chelsea po kërkon ta blindojë atë, por ende nuk ka arritur ta bindë për kontratën e re.

Callum Hudson-Odoi. (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

18-vjeçarit i është bërë një ofertë fundit nga Chelsea me pagë prej 100 mijë funtesh në javë.

Në rast se Hudson-Odoi nuk do ta pranojë këtë ofertë për rinovimin e kontratës, atëherë Chelsea do ta nxjerrë në shitje për 50 milionë funte. /Telegrafi/