Telegrafi

Chelsea i vetëm në krye të tabelës

Pasi mposhti Liverpoolin në javën e dytë të sezonit, shpresat e Tottenhamit u thyen më herët gjatë javës pas humbjes nga Manchester United, ndërsa sot ata u mposhtën edhe nga Chelsea.

Ashley Cole (32′), Michael Ballack (58′) dhe Didier Drogba (63′), që të tre u gjendën në listën e golashënuesve, për t’i dhënë goditjen e dytë radhazi Tottenhamit.

Tre pikët e reja e lënë Chelsean të vetëm në maje të Ligës Premier, që i ik Manchester Cityt, që sot pësoi humbjen e parë të sezonit, nga rivali i qytetit, kampioni në fuqi, Manchester United.