Telegrafi

Chelsea i kthehet fitores

Mysafirët kaluan të parët në epërsi që në fillim të ndeshjes (4’), me golin e shënuar nga Zoltan Gera.

Sulmuesi në top-formë i Bluve, Didier Driogba, barazoi rezultatin në minutën e 73-të, ndërsa një autogol i shënuar nga Chris Smalling (75’), rezultoi fatal për mysafirët.

Me këtë fitore Chelsea do të vazhdojë të ruajë kreun, tani me pesë pikë diferencë nga Manchester United, që të mërkurën zhvillon ndeshjen e javës së 20-të kundër Wigan Athletic. /Telegrafi/