Telegrafi

Chelsea heroik, merr fitoren me dhjetë veta në fushë fal golave të Sterlingut

Chelsea ka arritur të shënojë fitore ndaj Leicesterit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së katërt të Ligës Premier.

Pjesa e parë nuk ishte e mirë dhe me pak raste, ndërsa Chelsea mbeti me dhjetë veta në fushë në minutën e 28-të, kur Conor Gallagher u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Me të filluar pjesa e dytë erdhi goli i parë në ndeshje, kur zhvillohej minuta e 47-të, ku Marc Cucarella pasi te Rahem Sterling, i cili me një goditje të bukur shënoi për 1-0.

I njëjtë lojtar, Sterling, kësaj radhe mori asistim nga Recce James dhe sërish shënoi gol të bukur për 2-0 në minutën e 63-të.

Por Leicester u kthye në lojë në minutën e 67-të, kur Harvey Barnes shënoi për 2-1 nga një pozitë afër portës.

Dhelprat kishin edhe tre raste të mira për të barazuar ndeshje, por Jamie Vardy dhe Ayose Perez nuk ishin të saktë.

Chelsea me këtë fitore ka 7 pikë, ndërsa Leicester është ende pa fitore. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore