Site icon Telegrafi

Chelsea heq banerin “Në Frankun besojmë” për nder të Thomas Tuchel

(Foto: Twitter/The Blizzard)

Chelsea e ka hequr banerin për Frank Lampardin në Stamford Bridge, para ndeshjes së Ligës Premier kundër Burnleyt.

Mbishkrimi “Në Frankun besojmë. Atëherë. Tash. Gjithmonë” kishte qëndruar në stadiumin e Bluve në ndeshjen e parë të Thomas Tuchel kundër Wolverhampton Wanderers.

Megjithatë, klubi vendosi ta hiqte banerin në shenjë respekti për trajnerin e ri, në ndeshjen e tij të dytë në krye të skuadrës.

(Foto: Twitter/TheSecretScout

Largimi i tij është bërë pak kohë pas njoftimin të grupit të tifozëve ‘We Are The Shed’ se kishin qenë ata që e kanë bërë kërkesën fillimisht për mbajtjen dhe pastaj largimin e banerit.

Sidoqoftë, klubi e ka mbajtur banerin në pjesën tjetër të fushës – në tribunën Matthew Harding.

Lampard u bë trajneri i 10-të i shkarkuar në epokën e Roman Abramovichit, pas një serie rezultatesh jo të mira duke bërë që Chelsea të binte në pozitën e nëntë në tabelën e Ligës Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version