Site icon Telegrafi

Chelsea i hakmerret Brightonit pasi e bleu Cucurellan – bën postimin e njëjtë me pak ndryshime, sikurse që bëri rivali i tyre kur e mohoi para dy ditësh transferimin

Chelsea sot ka mbyllur transferimin e shumëpritur, duke e sjell në skuadër Marco Cucurellan, ndërsa ata nuk e lanë pa e shfrytëzuar mundësi që ta thumbojnë ish klubin e spanjollit, Brighton. 

Gazetari Fabrizio Romano dy ditë më parë ka njoftuar se është arritur një marrëveshje dhe se Cucurella do të kalojë te Chelsea dhe këtë lajm e kanë raportuar edhe shumë media botërore.

Vetëm pak orë pas shumë lajmeve që dolën, Brighton doli dhe mohoi informacionin.

“Deklaratë e klubit: Marc Cucurella. Ndryshe nga raportimet e pasakta të mediave të shumta këtë mbrëmje, ne nuk kemi asnjë marrëveshje me asnjë klub për të shitur Marc Cucurella”, thuhej në njoftimin e Brighton.

Chelsea ka përfituar nga postimi i Brighton sot dhe e ka kopjuar, duke bërë disa ndryshime “të vogla”.

“Deklaratë e klubit: Marc Cucurella. Pas raportimeve të shumta në media këtë javë, ne mund të konfirmojmë se kemi rënë dakord të sjellim Marc Cucurella nga Brighton”, shkruhej në njoftimin e Chelseat, duke i tallur paksa ata të Brighton.

Cucurella mbërriti te Chelsea për 65 milionë euro dhe 8 milionë euro bonuse.

Lojtari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Blutë./Telegrafi/

Exit mobile version