Telegrafi

Chelsea forcon kreun

Nicolas Anelka shënoi golin e parë të epërsisë për Chelsean që në pjesën e parë të ndeshjes (27’), por vendasit arritën të barazojnë pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë me anë të Steven Fletcher (50’).

Por kur ishte më e nevojshme, në skenë doli John Terry i cili vulosi rezultatin tetë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Me tre pikët e reja Chelsea çon në 54 numrin e pikëve dhe forcon kreun në krahasim me dy rivalët që ndjekin në tabelë, Manchester United me 50 pikë dhe Arsenal me 49 pikë, dhe të cilët nesër përballen në Emirates në derbin e Ligës Premier./Telegrafi/