Telegrafi

Chelsea forcon kreun

Pjesa e parë i takoi plotësisht Chelseat që dominoi gjatë gjithë kohës. Pas një harkimi preciz të Didier Drogbës, ishte Nicolas Anelka ai që u gjet mirë në zonë duke shënuar me kokë, për epërsinë e parë dhe të fundit të Chelseat në këtë takim (43’).

Fraksioni i dytë ishte tejet dinamik. Chelsea i kishte rastet më konkrete por presionin e bënë mysafirët të cilët për pak sa nuk nxorën një barazim në fund.

Dymbëdhjetë minuta pa përfunduar takimi, Frank Lampard gode shtyllën pingule të Boltonit.

Ivan Klasnic nuk arriti ta bëjë më dramatike Ligën Premier kur dështoi të shënojë nga afërsia pasi ia vodhi topin Didier Drogbas (87’).

Në minutat shtesë, Joe Cole nuk arriti të shënojë pothuajse nga dy metra për të thelluar rezultatin, por edhe ashtu nuk pati ndryshime deri në fund të kohës shtesë.

Me këtë fitore Chelsea pothuajse e ka siguruar titullin në kampionatin anglez pasi që ka katër pikë më shumë se rivali direkt për titull Manchester United, katër javë pa përfunduar Liga Premier. /Telegrafi/