Chelsea ka regjistruar fitore komode përballë Lille në Stamford Bridge (2-0), në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Pas dy rasteve të njëpasnjëshme për Kai Havertz, erdhi mundësia e fundit, në të cilën ai ishte i saktë. Sulmuesi gjerman e priti një harkim të Hakim Ziyech nga këndi dhe kërceu për të goditur me kokë, ndërsa topi u ndal në rrjetë.
Në vijim edhe skuadra mysafire u përpoq të tregonte më shumë nga loja duke tentuar që t’i nivelizonte shifrat. Madje numri i përpjekjeve ishte nëntë me katër në favor të ekipit vizitor, porse ishin vendasit ata që i mbyllën 45 minutat e para me epërsi.
Një tjetër gol, Blutë e realizuan në fraksionin e dytë të lojës. Christian Pulisic u nxor në rast nga N’Golo Kante dhe e dyfishoi epërsinë (63’).
Me gjithë dëshirën që së paku të shënonin një gol, mysafirët nuk ia dolën as me inkuadrimin e Edon Zhegrovës e Hatem Ben Arfas në dhjetë minutat e fundit.
Fitorja e pastër me dy gola epërsi e bën Chelsean favorit për të vazhduar në çerekfinale, edhe pse ndeshja e kthimit zhvillohet para tifozëve të Lille. /Telegrafi/
https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1496215669674762255
https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1496233705127432192