Chelsea i ka marrë pikët e plota pas xhiros së tretë në Ligën Premier, duke mposhtur 3-0 Luton Toënin.
Pas 17 minutash lojë, Blutë kaluan në epërsi me golin e Raheem Sterling, që u asistua prej Malo Gustos.
Skuadra londineze mund të kishte shënuar edhe më shumë gola në pjesë të parë, por nuk arriti t’i konkretizonte rastet.
So far, so good. 🙌#CheLut pic.twitter.com/sKPVkdbLOs
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 25, 2023
Në pjesën e dytë, Sterling e shënoi edhe të dytin personal dhe të dytin për Chelsean, në minutën e 69-të, ndërsa Gusto ishte sërish asistuesi.
Pas vetëm gjashtë minutash, radha ishte për Nicolas Jackson, që hapi llogarinë e tij të golave te Blutë, për rezultatin 3-0.
Chelsea aktualisht ka katër pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa në javën e katërt takohet me Nottingham Forestin. /Telegrafi/