Chelsea ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Swansea City me rezultat minimal 1-0, fitore kjo që i mban në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm Blutë, të cilët arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.
Ishte mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, i cili në minutën e katërt shënoi për 1-0 dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, po ashtu u zhvillua lojë e barabartë, ku të dyja skuadrat patën rastet e veta për gol.
Fillimisht ishte Chelsea që rrezikoi me Victor Moses (73′) dhe pastaj Swansea me anë të Andre Ayew (77′), por asnjëri nuk e gjeti golin.
Deri në fund të ndeshjes, vendasit u munduan ta gjejnë golin e barazimin, por nuk patën fat dhe në fund humbën me rezultat 1-0 nga Chelsea.
Pas kësaj fitore, Chelsea mbetet në pozitën e pestë me 66 pikë, por vetëm dy më pak se Tottenhami në vend të katërt, ndërsa Swansea renditet e 17-ta me 33 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Chelsea pret Liverpoolin, ndërsa Sëansea udhëton te Bournemouthi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=lk1ME-Zzk24