Chelsea ka fituar në udhëtim te Southamptoni me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.
Skuadra e Maurizio Sarrit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat dhe pas kësaj fitore ka arritur të bëhet lider i përkohshëm në Ligën Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me një dominim të lehtë të Bluve, të cilët edhe shënuan në minutën e 30-të me anë të Eden Hazard dhe me epërsi 0-1 shkuan në pushim.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Bluve, të cilët përveç shumë rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe dy gola dhe ta sigurojnë fitoren e radhës.
Në minutën e 57-të të ndeshjes ishte Ross Barkley, i cili shënoi për 0-2 pas asistimit të Olivier Giroud.
Kur pritej që ndeshja të përfundonte në skenë doli rezervisti Alvaro Morata që shënoi për 0-3 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të sfidës.
Pas kësaj fitore, Chelsea ka 20 pikë në vendin e parë, ndërsa Southamptoni renditet në pozitën e 16-të me pesë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blutë luajnë në shtëpi me Manchester Unitedin, ndërsa Southamptoni udhëton te Bournemouthi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OVTV5hc9HCs
https://www.youtube.com/watch?v=jQAlIK-6vrg
https://twitter.com/Hadath4P/status/1048953264300023810