Site icon Telegrafi

Chelsea fiton thellë në udhëtim te Burnley

Chelsea ka fituar në udhëtim te Burnley me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Ligën Premier.

Blutë e Londrës kanë marrë një fitore të madhe pas dy barazime radhazi në Ligën Premier, duke mposhtur Burnley dhe duke u ngjitur në tabelë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Chelseat, por edhe përkundër rasteve të shumta, arritëm vetëm një gol ta shënojnë.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 26-të dhe ishte Hakim Ziyech, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Tammy Abraham.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Bluve, të cilët vazhduan dominimin, teksa shënuan edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.

Në minutën e 63-të ishte Kourt Zouma që shënoi me kokë për 0-2 pas asistimit të Mason Mount, ndërsa në minutën e 70-të, pas asistimit të Ziyech shënoi Timo Werner për rezultatin përfundimtar 0-3.

Pas kësaj fitore, Chelsea e sheh veten në pozitën e katërt me 12 pikë, ndërsa Burnley në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë luajnë në shtëpi ndaj Sheffield United, ndërsa Burnley udhëton te Brighton. /Telegrafi/

https://twitter.com/FootGround1/status/1322568860311134209

https://twitter.com/fblive20/status/1322575212022517760

https://twitter.com/fblive20/status/1322576976109096961

 

Exit mobile version