Site icon Telegrafi

Chelsea fiton thellë në udhëtim te Burnley

Chelsea ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Burnley në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.

Blutë e Londrës kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke treguar forcën e tyre kësaj radhe ndaj Burnleyt në stadiumin Turf Moor.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, me mysafirët për një nuancë më të mirë.

Megjithatë, rastet e mira munguan për të dyja ekipet dhe në pushim u desh të shkonin me barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, ekipi i Thomas Tuchel ishte i pamëshirshëm duke dominuar plotësisht dhe duke shënuar plot katër gola për një fitore të madhe.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 47-të dhe ishte Reece James, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Trevoh Chalobah.

Pas këtij goli në skenë doli Kai Havertz, i cili në minutën e 52-të shënoi për 0-2 pas asistimit të Christian Pulisic, ndërsa në minutën e 55-të çoi epërsinë në 0-3 pas asistimit të James.

Goli i fundit dhe i rezultatit përfundimtar u shënua nga amerikani Pulisic, i cili në minutën e 69-të shënoi për 0-4 dhe deri në fund Chelsea menaxhoi për mrekulli rezultatin.

Pas kësaj fitore, Chelsea e sheh veten në pozitën e tretë me 53 pikë, ndërsa Burnley renditet në vendin e 18-të me 21 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Blutë luajnë në udhëtim te Norwich City, ndërsa Burnley udhëton te Brentfordi. /Telegrafi/

https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1500141421751410698

https://twitter.com/FBFans18/status/1500143897217019910

https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1500146744629280782

 

Exit mobile version